Vulin i kundërpërgjigjet Haradinajt pas deklaratës së djeshme

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 10:05 | Nga

Ministri i Punëve të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje ka thënë se Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë, kur ai të bëhet kryeministër i vendit.

Vulin siç raporton Tanjug, ka përsëritur deklaratën e tij që e cek gjatë secilës intervistë që Kosova është Serbi.

“Nëse Serbia nuk do të ekzistojë dhe nuk do të jetë në Kosovë, pse atëherë po kërkohet nga Serbia që të bisedojë me shqiptarët. Nëse nuk ka Serbi, pse Kosova pra nuk është anëtare e OKB-së dhe pse Haradinaj duhet të fshihet nga urdhërarresti i lëshuar nga Serbia”, ka theksuar Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme