Vulin: Lista Serbe do ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 23:44 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot se Lista Serbe nuk do të lejojë formimin e forcave të armatosura të Kosovës.

Ai deklaroi se Qeverinë Serbe askush nuk mund ta bindë për të rënë dakord për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë organizatë, nuk ka forcë, nuk ka asnjë presion politik për të cilin ne do të pranonim të krijohen forcat e armatosura në territorin tonë, forca që do jenë nën këngën e dikujt tjetër”, ka thënë Vulin.

Vulin a shtuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përcakton se KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme