Vulin: Prishtina nuk po e mbanë fjalën për Asociacionin

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 10:22 | Nga

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë këtë të diel se shteti i tij është duke mbajtur fjalën dhe se Beogradi do të përmbushë të gjitha marrëveshjet e dialogut me Kosovën, shkruan Tanjug.

Ai ka thënë se nuk është fare optimist se Prishtina do ta bëjë të njëjtën, duke përmendur Asociacionin e Komunave Serbe përfshirë edhe marrëveshjen e bërë tre ditë më parë, transmeton Klan Kosova.

Vulin ka shtuar se Serbia dhe serbët e Kosovës edhe një herë mbajtën fjalën, por që sipas tij nuk ka asnjë justifikim, ashtu siç nuk kishte tash e katër vjet për mos formimin e asociacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme