Vulin: Reçaku është gënjeshtër, po iu pengon e vërteta që po e thotë Vuçiqi

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë mbrëmë se Reçaku ishte montuar dhe përgatitur për të justifikuar krimin e bombardimeve të NATO-s, por që shqiptarët e Kosovës shqetësohen nga e vërteta e paraqitur nga Presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe do të dëgjohet edhe shumë herë.

“Vuçiqi ka guximin të tregojë të vërtetën. Shiptarët nuk e kanë falur kurrë. Reçaku është një gënjeshtër, e vendosur dhe e përgatitur për të justifikuar krimin e bombardimeve të NATO-s. Rasti i Reçakut e përjashtoi gjithashtu gjykatën e Hagës nga procesi i Millosheviqit, sepse është vërtetuar se shiptarët i tërhoqën kuformat, i veshën anëtarët e vrarë të UÇk-së me rroba civile, hoqën armët “, transmeton Klan Kosova.

Të enjten, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të frikshëm dënimin me dy vjet burgim të ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq, për deklaratat e tij ndaj shqiptarëve në masakrën e Reçakut.

Vuçiqi theksoi se edhe ai vetë e thotë se ajo çka ndodhi në Reçak ishte “një krim i trilluar”,

Të ngjashme