Vulin tregon se a janë ftohur raportet Putin-Vuçiq

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Në Serbi ka filluar një debat i ashpër mes politikanësh rreth mbështetjes së Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Politikani serb, Vuk Jeremiç, sot ka thënë se Rusia e mbështet Serbinë, por megjithatë Putini ka ftohje të raporteve me Vuçiqin, shkaku i ‘servilosjes’ se tij dhe Qeverisë së Ana Brnabiqit ndaj Perëndimit.

Jeremiç madje ka thënë se për këtë shkak, janë përplasur Putin dhe Vuçiq.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i njerëzve të Vuçiqit.

Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, ka thënë se Putin është një mik i sinqert i Serbisë dhe një mik i presidentit Aleksander Vuçiq, shkruan ‘tanjug’.

Ai ka thënë se për këtë arsye edhe ndjehet i lumtur.

“Është vështirë ta gjesh një gënjeshtar të madh se Jeremiç, por për fat të keq, ka edhe më keq se ai. Mos harroni se ishte po ky i njëjti qe tha se Merkel nuk do ta takojë Vuçiqin, por menjëherë pas dy ditësh ata patën një takim mjaft të përzemërt .Dua të kujtoj gjithashtu se Vuçiq ka biseduar me Putinin më shumë se sa të gjithë politikanët e partisë së Jeremiçiq”, ka thënë Vulin në përgjigjen për deklaratat e Jeremiçiqt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme