Vulini bën përgjegjës Veselin për bllokadën në Skenderaj, pret reagimin e KFOR-it

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 09:25 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka folur pas protestës që ka nisur nga banorët e Skenderajt, të cilët kanë bllokuar edhe rrugën për të mos lejuar hyrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për në fshatin Banjë.
Vulini ka thënë se Vuçiqi ka nevojë të kalojë përmes asaj rruge për të shkuar në vizitë në pesë qytete tjera, por ka thënë se prapa kësaj bllokade, qëndron Kadri Veseli, transmeton Koha.net.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme