Vulini iu shkruan letra 53 vendeve kundër Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, iu ka dërguar letra ministrave të mbrojtjes së 53 vendeve, duke i ftuar që ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas medieve serbe, i cili Ushtrinë e Kosovës e konsideron si organizatë paramilitare, u ka shkruar ministrave të mbrojtjes së shteteve më të rëndësishme të botës se “sa e rrezikshme” është të formohet Ushtria e Kosovës dhe “sa mund të çrregullojë kjo gjendjen e paqes në hapësirën e Kosovës, por edhe të tërë regjionit.

Ai, me tone kërcënuese, “mos të thotë kush se nuk është njoftuar dhe se nuk e ka ditur”, thotë se Ushtria e Kosovës formohet vetëm për “t’i larë hesapet me Serbinë dhe me serbët”.

Vulin pret që kolegët e tij t’i informojnë qeveritë e tyre dhe se prej tyre “do të mbrohet e drejta ndërkombëtare”.

Të ngjashme