Vuniqi: Franca ndër përkrahësit më të mëdhenj të integrimit ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:32 | Nga

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po qëndron për një vizitë në Francë.

Në kuadër të kësaj vizite ajo është pritur në një takim pune nga Drejtoresha për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, znj Florence Mangin.

Forcimi i  mëtejmë i marrëdhënieve në mes dy vendeve, rritja e bashkëpunimit në çështjet politike, ekonomike ato të sigurisë, kulturës e edukimit ishin temat kryesore të diskutimit në aspektin e bashkëpunimit dy-palësh, ndërsa u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes franceze në procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe strukturat euro-atlantike.

“Franca është ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë takimit me Drejtoreshën për Evropë Kontinentale, znj Florence Mangin, i shpreha mirënjohjen e Kosovës për këtë mbështetje, që i kontribuon progresit jo vetëm në Kosovë, por tërë rajonit tonë. Raportet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyeshme dhe ato do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat”, ka deklaruar Zv. Ministrja Vuniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme