Vuniqi në Tiranë: Bashkëpunimi rajonal i domosdoshëm

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi, në cilësinë e përfaqësueses të shtetit kryesues të Fondit të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Fund – WBF) që u mbajt në Tiranë, iu drejtua audiencës me rastin e ceremonisë së ndarjes së 24 granateve, nga ky fond për projektet e përbashkëta rajonale. 

Me këtë rast ajo theksoi se qeveritë tona së bashku janë të përkushtuara dhe të obliguara ligjërisht që të forcojnë bashkëpunimin me komponentë të shoqërisë civile duke mbështetur projektet e përbashkëta dhe duke promovuar kontakte mes njerëzve. 

Zëvendësministrja Vuniqi, shprehu besimin se të gjithë anëtarët e WBF, në frymën e  bashkëpunimit do përkushtohen që ky mekanizëm rajonal, të jetë një tregim suksesi, ashtu siç është modeli i këtij fondi, Grupi i Vishegradit – V4. 

Kjo ceremoni e ndarjes së 24 garantëve, bën pjesë në rrethin e dytë të thirrjes nga ky fond për të forcuar bashkëpunimin rajonal, ndërsa me këtë rast u konfirmua se të gjitha projektet e rrethit të parë janë përfunduar dhe kanë përmbushur objektivin e synuar nga Sekretariati i Fondit. 

Gjatë kësaj ceremonie, të pranishmëve ju drejtuan edhe drejtori ekzekutiv i WBF-së, drejtoresha e përgjithshme e MEPJ të Shqipërisë, dhe ambasadori i Sllovakisë në Tiranë, në cilësinë e shtetit kryesues të V4. Të gjithë të pranishmit e përshëndeten përkushtimin dhe aktivitetin e Republikës së Kosovës në cilësinë e  kryesuesit të Fondit të Ballkanit Perendimor (Western Balkan Fund).​ 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme