VV akuzon Shpend Ahmetin, po hesht për shkeljet ligjore në Ndërmarrjen Banesore

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Asamblistët të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kanë akuzuar kryetarin Shpend Ahmetin për ndikim në Ndërmarrjen Publike Banesore, raporton Ekonomia Online.

Leonora Bajraktari, shefe e grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, tha se drejtori i Pronës në komunën e Prishtinës, Dren Kuka bashkë me aksionarin Qëndrim Sahiti në mënyrë të jashtëligjshme kanë caktuar 4 anëtarë të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Në mënyrë  të jashtëligjshme Dren Kukaj më datë 26.03.18 e ka thirrur një mbledhje të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore. Mbledhjen ai e ka thirrur duke i bërë disa shkelje proceduriale dhe duke e thirrur mbledhjen në zyrën e vet, në vend se ta thërriste në NPB. Në atë mbledhje ai vetë nuk mori pjesë dhe mbledhja u anulua”.

“Bashkë me aksionarin tjetër, Qëndrim Sahitin, këta kanë dërguar në NPB një vendim që e kanë marrë vetë, pa thirrur asnjë mbledhje. Sipas atij vendimi të datës  26.03.2018, dy aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti kanë caktuar 4 anëtarë të përkohshëm të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore. Në po të njëjtin vendim ata e urdhërojnë këtë bord me anëtarë të jashtëligjshëm të përpilojnë një përmbledhje të gjendjes së NPB”.

Bajraktari tha se sipas statutit të ndërmarrjes kjo është në kundërshtim më parimet e qeverisjes.

“Por sipas Statutit të Ndërmarrjes çdo takim i Bordit të drejtorëve me stafin administrativ të ndërmarrjes është në  kundërshtim me parimet e qeverisjes korporatave.

Asamblisti Egzon Azemi, tha se ky vendim është i paligjshëm. Sipas tij,  kryetari Shpend Ahmeti po heshtë, derisa ka ftuar atë që të marrë një vendim në lidhje me këto shkelje që janë bërë.

“Vazhdojmë të kërkojmë nga Shpend Ahmeti të deklarohet, ai po heshtë, të marrë vendim në lidhje me këto shkelje ligjore që janë bërë. Seanca komunale edhe pasur edhe pas dorëheqjes së Ahmetit. Çdo projekt që është pozitiv për kryeqytetin do ta përkrahim”.

“Mënyra se si është marrë ky vendim është i paligjshëm. Takimi i thirrur nga Kukaj nuk ka pasur rend dite, mbledhja ka dështuar për shkak të mospjesëmarrjes së vet Kukaj. Vendimi i marrë e bën këtë takim dhe vendimet e marra krejt joligjore”.

“Pse drejtuesit e komunës po merren me ndërmarrjen banesore. Drejtori Kukaj së bashku disa individë po mundohen. Kërkojmë nga kryesuesi i Kuvendit dhe kryetari të ndërmarrin masa me këto shkelje që kanë ndodhur”.

Të ngjashme