VV: Albin Kurti i ka shkruar Isa Mustafës

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht disa përplasjeve që u panë si fund i diskutimeve për pajtim VV – LDK sa i përket koalicionit, njeriu më i votuar nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Albin Kurti po i vazhdon përpjekjet për finalizim të marrëveshjes. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se meqë Kurti ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në disa konferenca, ende nuk është caktuar takimi radhës, por, që shtojnë se lideri i VV-së ka kontaktuar me Mustafën së fundmi.

Madje, pati edhe përplasje në distancë në mes të fytyrave kyçe të partive, e që nga e hëna nuk ka pasur takim në nivel të liderëve, ku edhe u tha se do të finalizohet puna e bashkëpunimit.

Derisa partitë u shprehën nuk do të dorëzohen karshi kushteve që i kanë dhënë, dy liderët e Albin Kurti e Isa Mustafa po i vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar bashkëpunimin, që mund ti çojë në qeveri për katër vitet e ardhshme.

Edhe pas disa ditëve që kanë shkuar pa marrëveshje, me sa duket lideri i VV-së, ka kontaktuar me Mustafën. Deri më tani dihet se nuk është caktuar ndonjë ditë ku do të shihen të dy këta, pasi që Kurti ndodhet në Gjermani. Kështu kanë konfirmuar gjatë ditës Arlind Manxhuka për Ekonomia Online. .

“Z.Kurti e mban kontaktin me kryetarin e LDK-së, sa dimë ne, z.Kurti i ka shkruar së fundi Mustafës”, ka bërë të ditur Arlind Manxhuka nga sekretariati për media.

Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK ishte mbajtur të hënën. Ani pse dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për koalicion më së largu 72 orë pas certifikimit të rezultateve, hesapet ndryshuan kur u vu në tavolinë të diskutimit edhe pozita e të parit të shtetit, që do të pasojë Hashim Thaçin, post ky të cilin e kërkoi LDK-ja.

Pas disa përplasjeve në distancë, nga LDK-ja kishin deklaruar se i takon VV-së, që të thërret takimin e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme