VV dhe LDK pritet ta nisin “betejën” për 61 votat

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 08:38 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë paralajmëruar se do t’i fillojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, pas dështimit për herë të gjashtë të koalicionit PAN në Kuvend. Drejtuesit e këtyre subjekteve thonë se do t’i nisin bisedimet edhe me deputetët minoritarë, në mënyrë që, siç thonë, ta konstituojnë Kuvendin dhe më pas ta formojnë edhe Qeverinë.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se presin që LDK-ja të bashkëpunojë me partinë e tyre për formimin e institucioneve.

“Ne kemi pasur kontakte me drejtuesit e LDK-së për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit për qeverisje.

“Ne jemi treguar shumë bashkëpunues në këtë drejtim, mirëpo, pavarësisht kësaj, LDK-ja ka bërë veprime që nuk i kontribuojnë bashkëpunimit me deklarata naive dhe vendosjen e kushteve që për ne janë të papranueshme”.

Ajo ka bërë të ditur se para disa ditëve kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti, me anë të një letre drejtuar opinionit publik, por edhe sot, kërkoi lëvizje nga ana e koalicionit LAA.

“Është e vërtetë që Kuvendi është bllokuar nga koalicioni PAN, por edhe mosveprimi i LDK-së në këtë drejtim u shkon në favor atyre. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për ta hequr PDK-në. Nëse LDK-ja pajtohet me këtë, duhet ta dëshmojë, në të kundërtën i merr përgjegjësitë”, ka thënë Haxhiu

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme