VV: Do të kërkojmë drejtësi në rastin “Spitali”

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 14:01 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie lidhur me rastin e fundit të aferës “Shahini”.

Anëtari i komisionit për shëndetësi në VV, Jusuf Ulaj tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi se ku kanë shkuar rreth 20 milionë euro, për të cilat kjo parti mendon që janë keqpërdor në rastin e “Spitalit Amerikan”.

Rastin e arrestimit të Imer Shahinit e ndërlidh me aferën “Spitali”.

“Në atë kohë Shahini ishte ne mesin e 7 personave të kërkuar nga FBI-ja  për vepra të jashtëligjshëm. Përfitimin 20 milionë dollarëve. Ne përsërisim në vazhdimësi moszbatimi i sistemin shëndetësor po e lë spitalin në gjendje të keqe. Ne si lëvizje s’do të ndalemi të kërkojmë drejtësi ku kanë shkuar gjithë ato para që janë ndarë për Republikën e Kosovës. Është e pafalshme ndaj ministrit Uran Ismaili që të mos ketë fare transparencë”, tha ai.

Ndërsa Mirsad Shkretaj tha se projekti që po realizohet është keqpërdorim edhe mes kompanive që janë të lidhura politikisht ndërsa shtoi tutje se edhe pse lënda ka shkuar në prokurori akoma nuk është marr asnjë vendim.

“Ne kemi paralajmëruar më herët në mars dhe prill që projekti në këtë formë qysh po realizohet është vetëm keqpërdorim dhe i kompanive që janë të lidhura politikisht. Lënda ka shkuar edhe në prokurori dhe Shkëlzen Ibrahimi s’ka marr iniciativë deri më sot. Këto lloj qasje në këtë mënyrë varfërohen akoma më shumë kjo përbënë fashizëm politikë” tha ai..

Imer Shahini, vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, Remzije Shahini është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të Neë York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë,  po akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Të ngjashme