VV do të udhëheqë katër komisione, PDK dhe LDK nga tri

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 12:27 | Nga Albulena Avdiu

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është miratuar formim dhe përbërja e re e komisioneve parlamentare.

Rregullorja aktuale e Kuvendit ka paraparë që Kuvendi t’i ketë 4 komisione të përhershme dhe 12 komisione funksionale, raporton Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje do ti ketë 32 anëtarë, LDK 27, PDK 25, Lista Serbe 11, AAK 9, Grupi 6+ 9, dhe NISMA me 6 anëtarë.

Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me katër komisione, atë për Legjislacion, Arsim, Punë e Mirëqenie Sociale dhe me komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

PDK udhëheq me tri komisione, atë për Zhvillim Ekonomik, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane.

LDK do të udhëheq me komisionin për Buxhet dhe Financa, Punë të Jashtme dhe me komisionin për Menaxhimi e Financave Publike.

Nisma do të udhëheq vetëm një komision atë për Siguri, po ashtu edhe AAK do të udhëheq vetëm me komisionin për Bujqësi.

Edhe komunitetet kanë nga një komision nën udhëheqje, Lista Serbe komisionin për Komunitetet si dhe 6+ atë për Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme