VV e LDK lëshojnë mbledhjen e komisionit për Stabilizim Asociim

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 12:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar mbledhjen e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-Bashkimi Evropian.

Mbledhjen e lëshuan me arsyetimin se komisioni nuk është konstituuar ende dhe kryetari i komisionit është caktuar nga vet kreu i Kuvendit Kadri Veslei, pa konsultim me grupet parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu, nga LVV, tha se nuk mund të marrin pjesë në një komision që drejtohet nga një kryetar i cili është vet zgjidhur.

Ajo poashtu tha se dy kërkesat e LVV nuk janë pranuar pasi po mundohen të ulin zërin e opozitës në këtë komision duke paralajmëruar se nuk do të shkojnë në Strasburg.

Xhavit Haliti, kryetari i komisionit tha se, anëtarët e komisionit janë zgjedhur nga grupet parlamentare. Haliti tha se është i pajtimit që kjo çështje të trajtohet edhe në Kryesi.

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, tha se nuk është e pajtimit që të mos marrin pjesë në takimin në Strasburg.

“Ne duhet të jemi prezent edhe në qoftë se do të duhet të shkojmë vetëm me zëvendësit tanë”.

Komisioni kishte për rend dite diskutimin e draft agjendës dhe draft programit të takimit të IV  të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që do të mbahet me datë, 15-16 nëntor 2017, në Strasburg.

Të ngjashme