VV e LDK nuk e votojnë rishikimin e buxhetit

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 12:27 | Nga Albulena Avdiu

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk do ta votoj rishikimin e buxhetit. Deputeti i VV-së Dardan Molliqaj tha se nuk do ta votojnë buxhetin e rishikuar.

Ai tha se buxheti i ngjason një drafti të bërë nga një kontabilistë i dobët. Sipas tij, as buxheti i vitit të ardhshëm nuk mund të premtoj zhvillim.

Deputeti i VV-së ka thënë se askush nuk e di se cilat janë përfitimet e Kosovës nga ndërtimi i autostradave, duke bërë të qartë se grupi parlamentar i VV-së nuk do ta votojë rishikimin e këtij buxheti.

Edhe deputeti i LDK-së, Naser Osmani tha se nuk kanë votë për buxhetin e rishikuar, ngase nga buxheti është hequr autostrada e Gjilanit, sigurimet shëndetësore e është degraduar çështja e veteranëve.

“Zvogëlimi i buxhetit të të hyrave ku janë heq 103 milionë euro është pasi nuk kemi arritur të miratojmë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sa i përket ndryshimit të ligjit për AKP-në, ky ndryshim mund të bëhet për një kohë të shkurtër”, tha ai.

Ai porositi ministrin që ligji për vitin 2018 të ketë më shumë mjete për investimet kapitale dhe të ketë një shpërndarje më të mirë buxhetore dhe më proporcionale për të gjitha rajonet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme