VV-ja akuzon KQZ-në dhe Presidentin për shtyrje të zgjedhjeve në Podujevë

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 12:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e VV-zë në KQZ, në një konferencë për medie kanë ngritur shqetësimin që  për të pestën herë me radhë  KQZ-ja nuk ju  ka lejuar futjen në rend të ditës për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë , raporton Ekonomia Online.

 Sami Kurteshi ka thënë se KQZ-ja me veprimet e veta e ka humbur ekzistencën si institucion.

Ai ka thënë se së bashku me KQZ-në edhe presidenti Thaçi po i shtyjnë zgjedhjet në Podujevë

“Është  cështja e zgjedhjeve në Podujevë dhe shtyrjes së tyre, e dyta është bllokimi i publikimit  të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për votim të mërgimtarëve. Aj çka ëshrë duke ngjarë në KQZ është pikërisht e kundërta. Pasi shtyrjes kundër kushtetuese të zgjedhjeve nga Presidenti, kjo lëndë është duke  pritur në Gjykatën Kushtetuese dhe ne si anëtarë të KQZ 5 herë e kemi ngritur çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të 5 herët në KQZ është votuar nga përfaqësuesit e partive politike kundër, jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve por edhe për ta futur në rendin e ditës duke u arsyetuar në format më banale”

“Në Kosovë përveç që janë shtyrë zgjedhjet, tash ato zgjedhje nuk mbahen dhe janë shtyrë pa afat që është kundër kushtetuese dhe bëhet çdo përpjekje nga KQZ dhe Presidenti që për këto  mos të diskutohet”

“KQZ e me veprimet e veta e ka humbur kuptimin e ekzistencës së vet, në vend se të bëjë përpjekje, atje bëhet  çdo përpjekje që kjo e drejtë të mohohet me çdo kusht ka thënë ai.

Kurteshi ka thënë se për zgjedhjet në Podujevë, nuk kanë marr pergjigje as nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

“Ne nuk kemi ndonjë përgjigjeje nga IKSHPK edhe pse në  mars kur është bërë kërkesë e ka dërguar përgjigjen brenda 12 orëve dhe tash nuk ka përgjigje”, ka shtuar Kurteshi.

Ndërsa Bahri Selimi ka thënë se nënkryetari i Podujevës është marionet që ka ngulfatur komunën e Podujevës.

“Sot justifikimet e tyre të pandemisë kanë rënë sepse hapja e madhe ka ndodh dhe qytetarët janë të informuar  se si t ë mbrohen. Derisa qytetarët e Podujevës kanë mbetur pa kryetar udhëheqja komunale po keqpërdor duke punësuar familjar të tyre. Nënkryetari i komunës Rudari është marionet që ka ngulfatur komunën tonë”

Të ngjashme