VV-ja dhe LDK-ja dorëzojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun, paralajmërojnë edhe protesta

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 14:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare, Vetëvendosja dhe LDK-ja, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun, raporton Ekonomia Online.

Dy deputetet e dy partive kanë paralajmëruar edhe protesta nëse sipas tyre nuk ndalen veprimet e Presidentit Hashim Thaçi që cenojnë Republikën e Kosovës.

Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kanë kërkuar nga gjykata vendosjen e menjëhershme të masës së parakohshme.

“Këtë fazën siç po quhet fazë finale pa asnjë autorizim nga kuvendi e ka marr përsipër Presidenti Hashim Thaçi. Në këto kushte çdo Kuvend do të vepronte për ta ndalur atë. Aspak më mirë nuk qëndron koalicioni i pakicës që po e ndihmojnë Hashim Thaçin. Në këtë kaos të qëllimshëm përfshihet edhe i ashtuquajturi Ligj për Dialogun”.

“Kërkesa jonë për kontestim në Gjykatën Kushtetuese parasheh shkeljen e 8 neneve të Kushtetutës. Përveç shkeljeve nga gjykata kemi kërkuar edhe vendosjen e menjëhershme të masës së përkohshme. Ne i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese vendosjen e një seance dëgjimore”.

“Ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi që VV-ja do të ndërmarr të gjitha mjetet që ka në dispozicion për ta parandaluar Hashim Thaçin nëse duhet edhe do të organizojmë protesta”.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se përmes këtij ligji deformohen pushtetet në Kosovë, raporton EO.

“Deputetet e LDK në bashkëpunim të ngushtë me deputetet e VV-së vendosem ta procedojmë në gjykatën kushtetuese Ligjin për Dialogun. Në funksion të asaj që kemi thënë deri sot po e kontestojmë në tësi këtë projektligj sepse është në kundërshtim të Kushtetutës, sepse shkel shumë nene të Kushtetutës. Ne jemi të bindur që neni 4 i Kushtetutës tregon qartë se kush ka mandat dhe për çfarë e ka”.

“Kuvendi i Kosovës përcakton orientimet e politikës së jashtme dhe Qeveria e zbaton. Përmes këtij ligji është bërë tendencë që të autorizohet një tepruar kushtetuese që të ketë autorizime ekskluzive për të arrit një marrëveshje me Serbinë”.

“Kjo përpjekje synon rëndë parimin e ndarjeve të pushteteve. Kemi një tendencë të deformimit institucional të pushteteve në Kosovë. Nëse ky koalicion qeverisëse do të vazhdoj t’i jap përkrahje presidentin ne do të dalim në rrugë dhe të protestojmë, por tash jemi në fazën ku po i konsumojmë të gjitha mundësit tona”.

Projektligji për dialogun tetë ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtën ditë u votua edhe platforma e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Vetëvendosje dhe LDK mbajnë konferencë për medie, lidhur me procedimin në Gjykatën Kushtetuese të Projektligjit për Delegacionin Shtetëror për Dialog me Serbinë

Posted by EkonomiaOnline on Friday, March 15, 2019

Të ngjashme