VV-ja dhe LDK-ja ende pa përgjigje për ftesën e presidentit Thaçi

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:59 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot u ka dërguar partive politike ftesën për takim konsultativ për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë përgjigjur ndaj kësaj ftese.

Shkodra Hoti, zëdhënës i VV-së ka thënë se sot nuk mund të jap përgjigje për këtë ftesë, por këtë do ta bëjnë në ditët në vazhdim, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, askush nga nënkryetarët e LDK-së nuk është përgjigjur nëse do të marrin pjesë në mbledhjen konsultative të thirrur nga presidenti Thaçi.

Madje as Lutfi Haziri nuk e ka hapur telefonin, edhe pse dje ka premtuar se sot LDK-ja do të dalë me përgjigje zyrtare.

Takimi konsultativ i presidentit Thaçi me partitë parlamentare do të mbahet më 24 korrik në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme