VV-ja dhe LDK-ja me dakordim të plotë, brenda 2 javësh arrihet koalicioni

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 17:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar edhe një takim i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Pas takimit për media u prononcua Glauk Konjufca nga VV-ja, i cili bëri të ditur se në këtë takim që ishte i pesti me radhë u diskutua për arsimin dhe shëndetësinë.

Tha se ka qenë takimi më akordues deri më tani.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar për shëndetësinë dhe arsimin, grupet tona profesionale i shfaqin qëndrim. Ka qenë një takim me një pajtueshmëri dhe bashkëpunim shumë të thellë, është takimi me një pajtueshmërinë më të madhe, virtualisht 100 % jemi pajtuar për masat që do t’i marrim Janë trajtuar 10 tema thelbësore të arsimit dhe shëndetësisë për të cilën jemi pajtuar, për ndonjë mospajtim të them tretësore kanë qenë më shumë teknike. Ky takimi i 5 ka pasur një pajtueshmëri më të madhe deri tash”, tha ai.

Konjufca tha se edhe roli i Lutfi Hazirit ishte i një rëndësie të vecantë, duke lënë të kuptohet se deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e negociatave.

“Jam i bindur që kontributi i zotit Haziri ka qenë shumë i nevojshëm dhe për mbarëvajtjen. Ai i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë të pajtueshmërisë. Ende nuk e kemi caktuar një takim që do të flitet ndarja e ministrive, ne kemi një strategji negociatore”, tha ai.

Konjufca tha se në takimin e radhës do të flitet për politikat sociale, ndërsa për temat e mëdha tha se nuk përjashtohet edhe një takim ndërmjet dy krerëve, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

“E kemi caktuar takimin e ardhshëm vetëm për politikat sociale për çështjet sociale, shumë tema të politikes së jashtme dhe projektet madhore për shembull në fushën energjisë ndoshta drejtpërdrejt zotrit Mustafa dhe Albin Kurtit”, tha ai.

Ai mohoi se ka përplasje ndërmjet këtyre dy partive, ndërsa tha se brenda 2 javash do të përfundojnë bisedimet dhe pritet një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Nuk janë përplasje, të gjitha që kanë dalë janë forma të shprehjes për mendime të caktuara politike të cilat as që u trajtuan në këto takime.  Bisedat nuk janë biseda të pazareve, por janë vota të qytetarëve, për 10 ditë ose 2 javë, do të përfundojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re”, tha ai.

Të ngjashme