VV-ja e gatshme që nesër ta dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, PSD-ja i pret votat

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 10:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Kryesisë ka dështuar të mbajë mbledhjen e planifikuar për caktimin e seancave plenare të Kuvendit, pasi opozita ka lëshuar sallën, raporton Ekonomia Online. Mbledhja e Kryesisë ka përfunduar ende pa filluar mirë, pasi opozita ka lëshuar sallën.

Albulena Haxhiu nga VV-ja, pasi ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, tha se qysh nesër janë të gatshëm që të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, duke shtuar se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.  

“Opozita ka lëshuar sot mbledhjen, janë grumbulluar 50 pika dhe priten të kryhen dhe është një qeveri e pakicës e vendimeve në një vend ku presidenti e shkel Kushtetutën e vendit, Qeveria e shkel dhe Kuvendi e shkel siç u dëshmua në aktgjykim e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”.

“Mbledhja dështoi sapo filloi se pozita vazhdon të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë edhe ndaj vendimet korruptime VV-ja është që qysh nesër të dorëzohet mocion për rrëzim e Qeverisë sepse nuk mund të vazhdohet më tutje në këto rrethana zgjedhjet janë e vetmja mundësi me dal nga këto rrethana dhe kaos që përgjegjëse është Qeveria e ka”.

Edhe shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Avduallah Hoti, tha se alternativë tjetër përveç zgjedhjeve nuk ka.

Sipas tij, vendi është në një krizë institucionale dhe për të dalë nga ky vakum vetëm duhet që të vendoset data e zgjedhjeve.

“Ky koalicion i pakicës nuk po e kuptojnë se nuk mund ta mbajnë Kuvendin me gjitha pikat që janë me një seancë maratonike që mund të zgjasë me javë për me u kryer”.

“Tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjitha vendimet e presidentit kanë qenë kundër kushtetueses dhe në duhet të mendojmë se si të nxirret ky vend nga kriza institucionale që është, dihet se është vetëm duke u ulë dhe duke vendos datën për zgjedhje”.

Kurse Shqipe Pantina nga PSD-ja, tha se kjo parti tashmë ka dhënë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.

Por sipas saj, pa u siguruar 61 votat të nevojshme për rrëzimin e Qeverisë nuk mund të thirret seancë ku do të votohet për këtë çështje, raporton EO.

“PSD-ja ka dorëzuar në nënshkrimet për mocionin e rrëzimit të Qeverisë dhe do ketë 12 vota për rrëzimin e qeverisë, deri sa të i sigurojmë votat për rrëzimin ne si deputet duhet ta mbikëqyrim punën e Qeverisë sepse janë marrë vendime të dëmshme që ne si Kuvend nuk kemi mund të kërkojmë llogari për to sepse mjeti qe kemi në dorë nuk është mundësuar sepse nuk ka seanca të rregullta”.

“Deputet kërkojnë llogari nga Qeveria edhe përmes pyetjeve parlamentare secili deputet nuk është dhënë mundësia të i bëj në seancë sepse nuk ka seanca të rregullta”.

“Ne deri sa të i sigurojmë 61 vota për rrëzim të Qeverisë kërkojmë seanca të rregullta të ketë diskutime më kualitativ për pikat sepse ligjet po shkojnë shkel e shko pa pasur diskutim e mundësi të arsyetohen amendamentet që janë bërë nga deputet”.

Në rend dite ishin pikat e mbetura nga seancat e kaluar si dhe një varg projektligjesh që do ët shqyrtohen për herë të parë.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
  2. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
  4. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr.26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  9. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
  10. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  13. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  14. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,
  15. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  16. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
  17. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,
  18. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  19. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,
  20. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara,
  21. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore,
  22. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta,
  23. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,
  24. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  25. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,
  26. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.
  27. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  28. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  29. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  30. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  31. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  32. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,
  33. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  34. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  35. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

3. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyçi, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë tjerë, në lidhje me gjendjen në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe problemet në arsimin parauniversitar,

5. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesën së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, në lidhje me “Raportin e monitorimit të rekrutimit në Institucionet e Kosovës nga qershori 2018 deri në mars 2019”, të publikuar nga BIRN dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

11. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2019-2023,

12. Propozim-Vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

13. Shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit,

14. Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018,

15. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2018,

16. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2018,

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2018,

18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor,

19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-085 për energjinë elektrike,

21. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

22. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018,

23. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës – Procesi i Menaxhimit të Grandave dhe Subvencioneve në sektorinë e bujqësisë,

24. Shqyrtimi i Raportit të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ndërmarrjes Publike- Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018,

25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

26. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për media,

27. Interpretimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në lidhje me nenin 40 të Rregullores së Kuvendit,

28. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2017,

29. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

30. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë në Bordin e Ankesave,

31. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Armend Zemaj, mbështetur edhe nga 9 deputetë të GP të LDK-së, në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve përfshirë orarin e stërzgjatur të punës, punësimin pa kontrata pune, pagesa jo të rregullta, si dhe mos respektimi i kushteve të tjera të parapara me Ligj për punëtorët që punojnë në sektorin e shërbimeve, qendrave tregtare, sektorin e ndërtimtarisë, hotelerisë dhe tregtisë,

32. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Imet Rrahmani, mbështetur edhe nga 5 deputetë të GP të LDK-së, për debat parlamentar në lidhje me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndimeve të rënda trupore dhe dëmeve materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve të rinj,

33. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina mbështetur edhe nga 11 deputetë tjerë nga GP i PSD-së, për debat parlamentar në lidhje me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues në Republikën e Kosovës.

4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Gepostet von Ekonomia Online am Dienstag, 2. Juli 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme