VV-ja e “heshtur” pas vendimit të Kushtetueses

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndroj e qetë, pavarësisht reagimeve në rrjetin social Facebook, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Asnjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është parë në selinë e kësaj partie.

Ekonomia Online po qëndron para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, por deri me tani asnjë zyrtar nuk ka arritur në seli.

Edhe kontakti me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka, ka qenë i pamundur.

Të ngjashme