VV-ja e LDK-ja me asnjë deputet nga Mitrovica, PDK-ja i çon tre në Kuvend

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë ka siguruar 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë dhe Partia Demokratike e Kosovës 25 sosh. Përkundër numrit të madh të votave, VV dhe LDK nuk do të kenë asnjë deputet përfaqësues nga qyteti i Mitrovicës.

Edhe ose Lëvizja Vetëvendosje doli e para edhe në Mitrovicë, asnjë kandidat i tyre nuk ka arritur të sigurojë vend në përbërjen e parlamentit të ri. Nderkohë që partia tashmë opozitare, PDK i ka dërguar tre deputetë nga ky qytet në Kuvend.

Kadri Veseli, Bedri Hamza dhe Valdete Idrizi, janë tre emrat nga Mitrovica, e që si deputetë të PDK-së do të bëjnë pjesë në legjislaturën e re të Kuvendit.

Të ngjashme