VV-ja hap fushatën në Podujevë, Kurti paraqet planin qeverisës të Bulliqit

Podujevë | 23 Nën 2020 | 09:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën për kryetar të Podujevës, raporton Ekonomia Online. Kreu i kësaj partie Albin Kurti me këtë rast ka kërkuar votën e llapjanëve për kandidatin Shpejtim Bulliqi.

Sipas tij, drejtësia institucionale do të jetë karakteristikë e qeverisjes së Bulliqit, duke shtuar se do të ketë kod etik në administratë publike.

Madje tha se nuk do të ketë punësime me librezë partie e me mbiemër farefisi, duke u premtuar qytetarëve të Podujevë edhe spital e planifikim urban.

“Me profesor Shpejtimin jam lidhur prej demarkacionit kur ai nuk është lëkundur nga ofertat po ka mbrojtur interesat e shteti. Jam ballëhapur që kemi një kandidatë që vjen nga Llapi e do Llapin. Drejtësia institucionale do të jetë karakteristike normale në qeverisjen Bulliqi. Do të ketë kod etik në administratë publike”.

“Nuk do të kemi punësime me librezë partie e me mbiemër farefisi. Do të mbështesim bujqit se Llapi sjell rendiment të mirë. Ka pesë vjet që në Podujeve pritet shiriti i Spitalit këtu, por s’ka spital akoma. Ne angazhohemi që të kemi spital për qytetarët sepse shëndetësia nuk është askund. Ka mungesë të planifikimi urban pa respektuar ligj e rregulla”.

“Llapi është një trevë që i ka dhënë shumë kulturës sonë andaj do të shpërblehet me investime në këtë fushë. Kemi nevojë që në Komunën e Podujevës të ketë qendra sociale dhe me deputetin Bulliqi ne do të bëjmë atë sepse zgjedhjet do ta bëjnë atë fitues. Kjo komunë quhet me tre emra, por ka vetëm një kryetare që është profesor Shpejtim Bulliqi”.

Ndërsa Bulliqi, u shpreh i bindur në fitore, kjo ngase sipas tij, qytetarët e Podujevës janë lodhur me premtime e po asnjë projekt të realizuar, raporton EO.

Ai ka hedhur një varg kritikash sa i përket qeverisjes aktual për gjendje në arsim, shëndetësi e administratë për të cilat tha se VV-ja ka plan të qartë dhe konkret.

“Zgjedhjet në Podujevë do të fitohen nga ata që e duan lirinë e atdheun. Ne e dimë që gjatë këtij viti qytetarët e Llapit do të kenë mundësinë ta provojnë qeverisjen e Bulliqit. Kur s’ka qenë kaq lehtë e kaq shpejt. Tek partitë e vjetra s’ka mbetur më asgjë. Banorët e Podujevës kanë nevojë për subvencione. Rinia ka nevojë për biblioteka e kinema. Studentët kanë nevojë për bursa e transport. Shkollat në Podujevë kanë vetëm mure e tavolina, nuk kanë laboratorë”.

“Ky është një mjerim. Askujt nuk i është bërë vonë në jetën e përditshëm. Edhe rrugët e rrugicat janë bërë me të njohshëm. Mungojnë trotuare e stacione të autobusëve. Për një vit ne nuk bëjmë mrekulli por bëjmë ndryshimin. Me fitoren tonë punësimet do të jenë me konkurse dhe ato do të publikohen. Kanë me u punësuar njerëz sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Mbi të gjitha unë si Shpejtim do të kem derën e hapur. Ndryshimi në Llap pas pak muajve do të pasohet në krejt vendin. Numri 12 numri i fitores se Podujevës”.

Të ngjashme