VV-ja hap kanal në aplikacionin që është në pronësi të vëllezërve rusë

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Partia në pushtet Vetëvendosja ka hapur një kanal në aplikacionin Telegram.

Vetëvendosja në një postim në Facebook i ka ftuar anëtarët dhe aktivistët e mbështetësit që t’i bashkohen në kanalin në Telegram.

“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë. Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram”, thuhet në njoftimin.

Aplikacioni Telegram është krijuar nga vëllezërit rusë Nikolai dhe Pavel Durov.

Të ngjashme