VV-ja i reagon AGK-së: S’ka arsye për bojkot, gazetarët i kemi akomoduar në Kuvend

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili bëri thirrje gazetarëve që të bojkotojnë takimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Manxhuka përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se konstatimet e AGK-së, për mospërfillej të gazetarëve nuk qëndron.

K yështë reagimi i tij i plotë:

Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqëndrueshëm.

Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim.

Të ngjashme