VV-ja ka ardhur në pushtet përmes aktivizmit politik, tani po e shtyp

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 17:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, ka thënë se ndarja e 11 milionë euro për rrymën e shpenzuar në veri është përkrahje e strukturave paralele serbe.

Kuçi ka folur për Ekonomia Online lidhur me aksionin e sotëm të PSD-së para Qeverisë për të kundërshtuar këtë veprim, me ç’rast u arrestuan pesë aktivistë.

Këtë ndërhyrje të Policisë, Kuçi e konsideron të papranueshme.

“Patëm një aksion simbolik i cili ka të bëjë me miratimin e qeverisë për t’iu paguar rrymën veriut të Mitrovicës pra borxhin prej 11 milion euro. Gjatë këtij aksioni u arrestuan disa aktivistë tanë dhe u përdor edhe gaz lotsjellës. Ndër ta ishin: Nol Nushi, Zgjim Hyseni Frashër Krasniqi, Agron Kabashi, Qëndrim Sahiti. Ne e pamë tepër të panevojshme aq më tepër në kohën kur e dimë që VV-ja ka ardhur në pushtet përmes aktivizmit politik një historik i gjatë i protestave dhe në fund në aksionin e parë që bëjmë tenton të shtyp aktivizimin politik. Kjo duket e papranueshme mirëpo edhe pritet nga qeveria Kurti e cila tenton të shtyp pakënaqësinë qytetare në momentin e parë që i kanoset shpërfaqja që ka ndodhur. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar tani por shumë më herët dhe ajo ka qenë arsyeja që jemi ndarë. Dhe s’kishte qysh të ndodhte ndryshe vetëm me një aksion i cili kaloi me dhunë policore që për neve është shqetësuese”, shtoi Kuçi.

“U gjuajtën me sprej llotsjellës pa pikë nevoje. Spreji u përdor ndaj Teuta Rrustës, Dardan Molliqajt e aktivistëve të tjerë. Më keq e pësuan Arbëria dhe Teuta Rrusta po tani janë më mirë. Shqetësuese është çka na pret cili lloj i shtypjes na pret dhe cilët mekanizma kanë m’u përdor. Nuk është e arsyeshme nga një parti politike e cila ka historik të vetin protestat dhe në momentin që vije në pushtet ndërron të gjitha kauzat, miraton ligje në kurriz të qytetarëve, dhe arreston, e rrah njerëz në rrugë të qytetit”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se Qeveria Kurti po bën të njëjtat veprime si PDK-ja kur ishte në qeverisje. Sipas Kuçit kjo qasje është e rrezikshme.

“Kjo është me normalizua krimin e strukturave paralele serbe. Të paguhen 11 milionë euro në anën tjetër të shqiptohen gjoba për qytetarë për shkelje të rregullave gjatë pandemisë kjo është për të shfrytëzuar hapësirën që ka krijuar qeveria Kurti, duke e konsideruar veten si më i miri. Hashim Thaçi ka qenë i keqi, PDK-ja ka qenë e keqe tash unë jam i miri dhe i bëjë të njëjtat veprime vetëm fytyra ka ndërruar. Kjo është shumëfish më e dëmshme sesa çka kemi pasur më herët. S’kemi para për vaksina në anën tjetër kemi 11 milionë euro për të paguar serbët në veri. Shkarkimi i Donika Gërvallës duhet të bëhet por Donika Gërvalla është produkt i kësaj qeverie. Nëse do të ishte ashtu edhe zonja Osmani ka linjën e njëjtë politike. Këtë linjë të LDK-së së dikurshme po e përfaqëson linjën anti-UÇK Albin Kurti. Tash zgjedhja e Donika Gërvalla, Vjosa Osmanit rrezikon thelbin e shtetësisë së Kosovës. Mendoj që bindjet e tij janë anti-UÇK ai duhet të bëjë shkarkime dhe ndërrime”, tha Kuçi për Ekonomia Online.

Të ngjashme