VV-ja kërkon arsyetimin për faljen e dënimit e Luz Allakajt nga ana e presidentit

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, kanë bërë kërkesë në Presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Këta deputetë njëherësh janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ditë më parë presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar të drejtën e faljes të të dënuarve për t’ia zbutur dënimin edhe vrasësit të një fëmije 13-vjeçar.

Luz Allakaj, gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar për vrasjen e dy personave, të miturin Pal Hili e xhaxhain e tij 47-vjeçar Hil Hili. Gjykata e ka dënuar me 15 vjet burg, nga to 3 vjet e gjysmë ia ka falur presidenti Thaçi para dy javësh.

Të ngjashme