VV-ja kërkon nga Hoti sqarim për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një kërkese ka kërkuar sqarim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për ndaljen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Nga partia e Albin Kurtit thonë se vendimi për të ndërprerë punimet në këtë rrugë është jashtëzakonisht i dëmshëm.

“Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror. Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Nisur nga kjo deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 17. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme