VV-ja kërkon numërimin e të gjitha votave të ardhura nga mërgata

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje kërkon numërimin e të gjitha votave të ardhura nga diaspora, raporton EkonomiaOnline.

Kjo parti për këtë çështje ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata. Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë. Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të ngjashme