VV-ja kundër takimit në Shtëpinë e Bardhë: Mund të kemi pasoja fatale e të parikuperueshme

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi pa ardhur në pushtet një Qeveri, legjitime.

Zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca thotë se javët e ardhshme mund të jenë me pasoja të mëdha për vendin, duke aluduar kështu në takimin e 4 shtatorit në ShBA.

Sipas tij, pa u zgjedhur përfaqësuesit e rinj në vend, takimet do të jenë vetëm eksperimente, që sipas tij po bëhen shumë shpejt.

“Nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllese të dialogut me Serbinë. Sepse besojmë që nuk duhet të bëhet kjo pa një qeveri legjitime”.

“Pa u mbajtur zgjedhjet e reja në Kosovë që do t’ia jepnin përfaqësuesin e vërtetë përfaqësuesit të popullit, këto të gjitha mund të jenë jo vetëm eksperimente që po bëhen shumë shpejt, këto javët që po vijnë”, tha ai.

Konjufca ndër të tjera shtoi se takimet me palën serbe, mund të jenë me pasoja fatale e të parikuperueshme për shtetin e Kosovës.

Sipas Konjufcës, Qeveria Hoti po shkon pa platformë në dialog me Serbinë.

“Kurrfarë dokumenti nuk ka ku kryeministri Hoti që thotë se do të shkojë në negociata tregon se  ky është pozicioni im, këta janë definitivisht politikan të papërgjegjshëm fort. Për këtë arsye vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë më këtë strategji”.

“Shikojeni menaxhimin e pandemisë, kriminaliteti nuk po ndalet as në pandemi me këtë që kanë bërë me licencimin e laboratorëve, po shtyhen me bërryla kush të shkojë në dialog, po duan të shkojnë me mbyll marrëveshjen me Serbinë, kjo është fatale në këtë gjendje në të cilën ndodhemi të ketë kësi diskursi politik”.

“Ne po bëjmë thirrje sa nuk është vonë që të ndalet kjo me këtë qeveri jo legjitime ku është vjedhë pushteti. Ky kryeministër nuk mund të marrë vendime të mëdha për Kosovën ose i merr në dëm të Kosovës. Krejt ku e kanë mendjen tash është kush po bëhet president, kjo është e turpshme”.

Liderët kosovarë dhe ata serbë javën e parë të shtatorit do të udhëtojnë për në ShBA, ku pritet të takohen dhe të diskutojnë nën ndërmjetësimin e diplomatëve e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Takimi është thirrur nga emisari Richard Grenell dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Rober O’Brien, teksa është përfolur se mund të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump.

Ndryshe, deri tani është raportuar se në takim do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike.

Konjufca: Zemaj licencoi laboratorë për testime të cilët nuk janë as të regjistruar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë njëherish anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca gjatë një konference për media ka folur për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria Hoti ka dështuar me mbikëqyrjen e situatës. Sipas tij, ministri Armend Zemaj ka licencuar laboratorë privat për kryerjen e testimeve për Covid-19 e të cilët nuk janë as të regjistruar si biznese.

“….ka shumë dyshime për licencimet e laboratorëve të cilët as si biznese nuk figurojnë në ARBK. E ato biznese janë licencuar nga ministri Zemaj për të bërë testime. Krimi nuk po ndalet as në pandemi”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje ai është shprehur se në udhëheqjen e LVV-së, Agim Veliu bashkë me Presidentin Thaçi kërkonin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pa pasur viktima ende nga Covid-19 në vend.

Tash kur në Kosovë në ditë janë mbi 10 të vdekur, Konjufca shprehet se shteti po heshtë.

“Kur kërkonin Veliu e Thaçi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk kishte të vdekur. E tash, vetëm dje kanë qenë 13 viktima. Kjo tregon për menaxhimin prej masave absurd se çka të myllet e çka jo deri tek licencimi i dyshimtë i laboratorëve”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme