VV-ja liston aksionet e Policisë brenda një jave: Krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje i ka listuar gjashtë aksionet e suksesshme që ka ndërrmarrë Qeveria gjatë kësaj jave në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga LVV-ja kanë përmendur aksionin “Pika”, ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë e dy doganierë të dyshuar për korrupsion e ryshfet.

Si aksion të suksesshëm përmendën gjetjen dhe konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar në Pejë.

Po ashtu, kjo parti ka përmendur edhe aksionet e tjera si : Mbylljen e 13 qendrave të masazhit, mbylljen e komunës paralele të Shtërpcës, aksionin “Brezovica” si dhe aksionin kundër shmangieve tatimore në pompat e derivateve.

“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Të ngjashme