VV-ja mbledhjen e nis me rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas një komunikate për medie, mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.

“Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollës”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjerash në këtë mbledhje thuhet se është diskutuar edhe aspekti politiko-organizativ, sa i përket masës së përkohshme që Kushtetuesja ndërmori ndaj dekretit të Presidentit Thaçi.

“Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime. Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen që vjen si rezultat i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19….

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 4. Mai 2020

Të ngjashme