VV-ja mobilizohet për të linçuar edhe ambasadorin amerikan Kosnett

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Militantët e Vetëvendosjes po fillojnë me metodën e njëjtë dhe organizimet nëpër rrjetet sociale për ta linçuar këdo që flet kundër Lëvizjes Vetëvendosje, apo liderit të tyre, Albin Kurti.

Ata nuk po e kursejnë as Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Së fundmi linçimi publik po bëhet ndaj Ambasadorit Kosnett, ku në reagimin e tij në Twitter ku tha se është i kënaqur se do të sheh seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, aty kanë shpërthyer komentet, fyrjet e deri tek akuzat më të rënda.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra, e cila ka thënë se kjo fushatë linçuese duhet të ndalet dhe pasi është një sulm primitiv ndaj ambasadorit amerikan.

Ajo tha se një fjalor të tillë e brutal nuk e ka lexuar as ndaj Miloseviqit e Vuçiqit dikur, një retorik talibane, e anti-amerikane.

Postimi i plotë nga Xharra:

Stop linçimit të ambasadorit Kosnett!

Që nga deklarata e tij pro mocionit të votëbesimit në Kuvend ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett është bërë shënjestër e një sulmi masiv primitiv në Twitter. Fjalori që përdoret ndaj tij, fyerjet, kërcënimet janë më të ultat që mbahen mbend ndaj ndonjë diplomati të huaj. Të jemi të sigurt se një fjalor të tillë brutal nuk e kemi lexuar as kundër Millosheviqit e lere më Vuçiçit. Partitë kundër qëndrimit amerikan duhet (edhe unë nuk isha për rrëzimin e qeverisë) të kthejnë në kotec fallangat e tyre primitive që mos helmojnë opinionin me këtë retorike talibane, anti-amerikane, ksenofobe, fyese. Poshtërimi brutal i ambasadorit Kosnett është poshtërim i SHBA-ve dhe njëkohësisht shumicës absolute të popullit të Kosovës dhe lirisë së tij.

Të ngjashme