VV-ja në Vushtrri nis tubimet me qytetarë për rrëzimin e Qeverisë, Kurti numëron dështimet

Vushtrri | 05 Pri 2019 | 15:41 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka filluar takimet mobilizuese me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë. Me moton “KundërPAN hajnisë, zgjedhje të reja” ata kanë kërkuar rrëzimin e Qeverisë, duke i shprehur pakënaqësitë ndaj Qeverisë në pushtet, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se brengat kryesore janë papunësia dhe korrupsioni.

“Dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas anketës vendore e ndërkombëtare,  janë papunësia e korrupsioni. Vjedhja lartë, e varfëria poshtë janë të lidhura, punësimi me të njohshëm hajnat e mëdhenj po ashtu të njohshëm, vetëm prokuroria nuk është në dijeni e s’po i njeh”.

Tutje Kurti ka thënë se zyrtarët e tanishëm po mbajnë deri në 5 pozita, duke përfshire edhe Kryeprokurorin e shtetit i cili ka 7 pozita.

“Mbi  650 zyrtarë kanë më shumë se 1 pozitë e disa i kanë edhe nga 5 e kryeprokurori i ka 7 pozita, Kryeprokurori nuk po funksionon sepse është shumë i zënë, gati gjysmë miliardi euro po arrin deficit i vitit 2019, paga e Presidentit është 15 herë më e lartë se paga minimale,  kurse paga e Kryetarit të Kuvendit është më e madhe sesa e Drejtorit të Shkollës së Mesme”.

“Në Kosovë kemi individë më të fuqishëm se shteti, por neve na nevojiten zgjedhje të reja e qeveri e re pas të cilës nuk duhet të ketë grup a parti më të fuqishëm se shtetit sepse ligji do të jetë më i fortë”.

“Nuk mundë të bëhet shtet ndërtimi me këtë qeveri të keqe, se nuk behet shtet ndërtimi me kushëri  e dosta, nuk behet me Gent Begollin e Bedri Istrefin në Telekom e Valon Tolaj ne AKP nuk ec ekonomia. Shteti i Kosovës ka aq institucione sa kanë kushëri Thaçi e Haradinaj, me listë të dasmave të tyre i kanë shty në punë”.

Kurti tutje para qytetarëve të Vushtrrisë ka thënë se hajnia do të ndalet atëherë kur bie Qeveria dhe qytetarë nuk do të kenë pse ta braktisin vendin.

“Që ta ndalim hajnin duhet ta ndalim Qeverinë. Kur ta heqim këtë pushtet qytetarët nuk kanë pse të ikin dhe ata që kanë shkuar kanë pse të kthehen”.

Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës dhe kryetar i LV në Vushtrri, tha se pushtetarët më nuk skuqen për veprat e tyre të turpshme, raporton EO.

“Janë përzier punët pushteti i ka verbuar por ata po orientohen me hundë, vetëm nuhasin ku ka korrupsion e para,  për ata Kosova është e madhe andaj duan ta zvogëlojnë duke e vjedhur nga brenda e duke  e duke e tkurrur nga jashtë ndërsa ne shtetin e shohim si një instrument për t’ua rritur mundësit qytetarëve për të realizuar të drejtat e tyre të domosdoshme”.

“…shteti është mundësia për të bërë gjëra të mira për të cilat individualisht e familjarisht janë të pamundshme, ata tani më nuk skuqen kur u përmendet emri për vepra të turpshme, pushteti i ka çmendur deri në atë pikë sa s’po e shohin se ja kanë marrë fytyrën vetvetes dhe Kosovës”.

Kurse Asamblistja Barie Ademi, tha se po shihet qartë mllefi ndaj Koalicionit PAN dhe kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj e presidentit Hashim Thaçi.

“Shihet qartë mllefi që kemi nga keq qeverisja e koalicionit PAN ndaj në krye me Kryeministrin Ramush Haradinajn e as më keq se ka lënë as i ashtuquajturi presidenti Thaçi ku po i  bashkon korrupsioni  e skandali”.

Aktivisti i shoqërisë civile Gazmend Gjyshinca, në këtë tubim ka thënë se gjendja është rënduar për çdo ditë, duke bërë punësime që ai quan nepotiste e skandaloze, raporton EO.

“Gjendja është rënduar ë po rëndohet për çdo ditë në çdo pore të jetës  Kosovës na kanë sulmuar e dërmuar lajmet për punësime nepotiste vendimmarrje skandaloze e shtet rrënuar na kanë lodhur”.

Të ngjashme