VV-ja paralajmëron kallëzim penal për Ahmetin: Po përfaqëson korporatat jo qytetarët

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 10:49 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban mbledhjen e gjashtë për këtë vit. Në rend dite është diskutimi për shpalljen e ankandit nga komuna e Prishtinës për dhënien e kiosqeve, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje prezent janë edhe pronarët e kiosqeve të cilët para një ore protestuan për vendimin e komunës për shpalljen e këtij ankandi i cili sipas tyre është diskriminues dhe përbën kritere të papërballueshme për ta.

Egzon Azemi, asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ata do ngrisin kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi që sipas tij ai është shndërruar në përfaqësues të korporatave e jo të qytetarëve.

“Që këtu skandale duhet të hiqen këtu nuk ka diskutime si VV-ja do të ngrisim kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit pasi ai është shndërruar në përfaqësues të korporatave e jo të qytetarëve. Me këtë vendim jo ligjor shumicës së bizneseve po i bëhet padrejtësi”.

“Le të votojmë për anulimin e kritereve. Nëse ai do 5-6 bizneseve të tij, le të ia jep këtë të drejtë”, tha Egzon Azemi.

Agim Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se ky vendim i Komunës shkelë të drejtat elementare të atyre që ushtrojnë këtë veprimtari.

“Grupi parlamentar i LDK-së kërkon pezullimin e këtij procesi, një gjë e tillë shkelë të drejtat elementare të atyre që ushtrojnë këtë veprimtari. Ne kërkojmë që ky proces të pezullohet”.

Ndërsa Sami Borvci nga Aleanca Kosova e Re (AKR) tha se duhet të shikohet mundësia nëse ky vendim të kthehet prapë në komision.

“Unë kam disa vërejtje në këto kritere, propozoj me e pa bazën ligjore nëse ky proces mundet të kthehet në komision edhe njëherë”.

Ndërsa Migjen Shala, nga Partia Demokratik e Kosovës (PDK) tha se nëse kriteri prej 5 milionësh nuk ju ka paraqitë komisionit dhe nëse ky kriter vazhdon të jetë prezent, ai do tërhiqet nga komisioni, raporton EO.

“Ne kemi pas dy seanca por nuk e di që kjo 5 milionë. Kjo është shumë. Nëse kjo vazhdon kështu më unë nuk do jem pjesë e komisionit”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e gjashtë për këtë vit. Në rend dite është revidimi i planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re” etj

Gepostet von Ekonomia Online am Freitag, 5. Juli 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme