VV-ja për Qeverinë Hoti: 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim…

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron qeverinë Hoti si qeveri jolegjitime dhe të paligjshme, raporton Ekonomia Online.

Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e LVV-së të postuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thuhet më tej.

Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV-ja ka nxjerr titujt e portaleve, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellë ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe. 

100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme

Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar.100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 13. September 2020

Të ngjashme