VV-ja përkujton masakrën në Burgun e Dubravës, Dugolli i tregon emrat e kryerësve të kësaj masakre

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 09:54 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kujtuar 23-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës. Ai ka shfaqur emrat e të vrarëve në këtë burg, derisa ka kërkuar që drejtësia vendore dhe ndërkombëtare t’i vë para drejtësisë kryerësit e këtyre krimeve, raporton Ekonomia Online.

“Sot dita kur para 23 vitesh filloi loja ndaj të burgosurve shqiptar në Burgun e Dubravës. Më lejoni që të shpalos një kronologji së cka ka ndodh. Mbrapa meje po i shihni emrat e të vrarëve, në fund do të merrni edhe një liste të gardianëve e udhëheqësve dokument zyrtar i vitit 1997 që mund të gjeni dhe janë përfaqësish të gjithë zyrtarët e burgut të Dubravës që kanë marr pjesë ose dinë më shumë rreth burgut të Dubravës”, ka thënë ai.

Dugolli, i cili i ka mbijetuar Masakrës në Burgun e Dubravës, në 23-vjetorin e kësaj ngjarje ka thënë se Prokuroria duhet të “zgjohet nga gjumi”.

“Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi. Të gjithë ne do të dëshmojmë vetëm të vërtetën”, ka thënë ai.

Tutje, Dugolli ka thënë edhe pas 23 vitesh, të mbijetuarit e kësaj masakre i kujtojnë përgjegjësit dhe ekzekutorët.

“Këtu janë emrat e të vrarëve e të masakruarve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Sot, edhe pas 23 vitesh neve të mbijetuarve na shfaqen para syve skenat e llahtarshme të vrasjeve së bashku me klithmat e vëllezërve tanë që shuheshin para plumbave e granatave të hedhura mbi trupat tanë. Ne ende i mbajmë mend përgjegjësit e ekzekutorët që i kishin vënë maskat në fytyrë për të mos u dalluar”, ka shtuar ai.

“Burgu i Dubravës për një vit shndërrohet në bazën më të fuqishme të policisë speciale serbe. Një vit më vonë gjatë muajit maj dhe prill të vitit 99, në Burgun e Dubravës u grumbulluan pengjet shqiptar të rikthyer nga burgjet e Serbisë dhe nga burgje të Kosovës. Nuk na than asgjë pse na grumbulluan në burgun e Dubravës”, tha tutje ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme