VV: Qeveria ta shkëpus kontratën me Z-Mobile, të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekom

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 13:01 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë që të shkëput kontratën me Z-Mobile dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekom, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka kërkuar shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie.  

“Ne bëjmë thirrje që në Telekom të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, instruksionet  që i kemi dhënë përmes rezolutës të votuar sot 1 vit. Jemi në proces që do ta quaja, falimentim me paramendim të Telekomit të Kosovës”, tha Konjufca.

Ai tha se sot janë bërë 1 vit që ka kaluar rezoluta në Kuvendin e Kosovës për atë se çka duhet Qeveria të bëjë me Telekomin dhe asnjë pikë e kësaj rezolute nuk është realizuar përveç njërës pjesërisht.

“Në Kuvend është një rezolutë për Telekomin, 12 korrik 2018 , Vetëvnedosja e inicoi një rezolutë t’ia bëjë me dije Qeverisë se çka duhet të bëjë me Telekomin. Pika 7, Qeveria duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive me Z-Mobile, janë bërë 1 vit dhe asnjë pikë e kësaj rezolute nuk është realizuar, vetëm një pikë pjesërisht, që duhet të bëhet një auditim, para disa ditësh Auditori ka gjet disa skandale prapa të cilit mund të fshihen skandale të mëdha. Gjetja më e rëndësishme, praktika Sim to Sim dhe vjedhjet në trafik. Qeveria i ka të gjitha argumentet për me shkëput këtë kontratën”, tha Konjuca.

“…Modeli që e ka aplikuar Qeveria në Telekom, Telekomi është shfrytëzuar që me përfitu shumë qarqe, Monakoja Z-Mobile sidomos PDK-AAK-NISMA, grupet e interesit bile edhe frizeret e grave të menaxherave  të Telekomit, por prej Telekomit veç Kosova nuk ka fituar. Në Kosovë ka ndodh  që qeveritë  kanë pasë plane të ndryshme se si me ngrit punësimin partiak, por askush nuk ka pasë plan se si të zhvillohet Telekomi dhe të ngritët, për këto praktika shkatërrimtare e kemi këtë gjendje. Të gjitha këto veprime nuk janë bërë vetëm prej Agron Mustafës apo Rexhë Gjonbalaj, por janë argat të pushtetit ushtar të pushtetit, pushteti jep urdhrat dhe këta i zbatojnë”.

Të ngjashme