VV-ja reagon pas vendimit të KQZ-së: Listës sonë i prin Albin Kurti

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira.

Sipas ri-radhitjes në broshurë, në krye të listës së LVV-së është Vjosa Osmani, që mban numrin dy. Bartësi i listës së LVV-së, Albin Kurti, nuk është certifikuar, për shkak të një dënimi që e ka nga gjykata në tri vitet e fundit.

“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme