VV-ja s’e pranon ofertën e Qunit, Selimi u bën thirrje deputetëve mos ta votojnë mocionin (Live)

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes Anton Quni që kryeministri Kurti ta tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut në mënyrë që LDK-ja ta tërheq mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, shkruan Ekonomia Online.

Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se deputetët e LDK-së nëse nuk duan ta rrëzojnë Qeverinë mund të votojnë kundër mocionit dhe se   Agim Veliu nuk dëshiron që të kthehet në pozitën e ministrit.

“Nëse doni vërtet t’i hapni rrugë këtij diskutimi keni një shans atëherë keni vetëm një shans ta votoni kundër mocionin e mosbesimit. Cili do nga personalitetet e LDK-së të ishte përgjigjur ne do ta kishim marrë  ashtu siç thua ti. Ti kërkove që njëra nga kushtet të kthehet Agim Veliu e pikërisht ai nuk do të ktheht sepse shpreh mos pajtim me këtë, nëse kjo vazhdon me këtë formë ne e morëm vetëm si vullnet tuajin të mirë”, tha Selimi.

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni kërkoi nga VV-ja të kthehet Veliu, ai tha që duhet të bëjnë të pamundërën për të vazhduar koalicioni.

“Unë morra një rrezik përsipër duke pas parasysh situatën dhe thirrjet e qytetarëve dhe rrezikun që po pëballemi jam në gjendje dhe emarr përsipër nëse ka nevojë edhe të gjunjëzohem edhe para deputetëve që të tregojmë gjenorozitet në lidhje me situatën dhe kët e kërkoj edhe nga ju dhe do ta bëjë të pamundërën që të vahzdojë koalicioni.Ju kryeni punën e juaj dhe tjetrën ma leni mua”

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se VV-ja e refuzoi zyrtarisht ofertën.

“Morëm një refuzim të VV-së dhe më vjen shumë keq. Në fund vendosin deputetët me votë” tha Arben Gashi.

Të ngjashme