VV-ja sërish i kërkon PDK-së votat për rrëzimin e Qeverisë: Mos kërkoni shtigje të tjera

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 13:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë i ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), votat për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësja partie, Rexhep Selimi, në një konferencë për medie tha se Vetëvendosje sa i përket nismës për rrëzimin e Qeverisë Hoti është mjaft serioze, por i duhet PDK-së që të tregojë veten se është parti opozitare dhe t’i bashkohet.

“PDK-ja nuk do të duhej të kërkon shtigje të tjera përveç të VV-së për ta rrëzuar Qeverinë. Ne edhe nga opozita edhe nga pozita kërkojmë nënshkrimet”.

“Ne jemi aq serioz sa që presim nënshkrimi e mocionit për të ec përpara. Nuk mund ta kuptojmë atë çka ka thënë e Veselit, por ata duhet të sillen më serioz dhe të jenë serioz”.

Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se Asociacioni nuk do të formohet dhe Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta mbrojë nga çdo kush.

“Sa i përket Asociacionit është e pa implementueshme për shkak ndërrimit të rrethanave sepse I gjithë populli i Kosovës është kundër”.

“Kjo është e dëmshme për Kosovën, dhe shumë mirë që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaqërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme