VV-ja shkon në takim me QUINT-in, nuk heqin dorë nga kryeparlamentari

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka folur mbi zhvillimet e fundit rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje , VV-LDK.

Bulliqi ka deklaruar se duhet të gjendet një mundësi tjetër brenda kabinetit qeveritar që të zgjidhet çështja e postit të Kryeparlamentarit.

Ai thekson se e shëndetshme për institucionin e Kuvendit mënyra se se LDK-ja po e kërkon këtë post.

“Qëndrimet tona tashmë janë të njohura, çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit ka qenë një proces demokratik edhe i rregullt, prandaj ne nuk shohim asnjë arsye që të kthehemi në pikën zero për faktin se ne jemi dëshmitarë të asaj se sa me vështirësi po krijohen institucionet e vendit. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje po bën përpjekje maksimale që kjo marrëveshje të arrihet dhe unë mendoj shumë që ka hapësirë të mjaftueshme përbrenda kabinetit qeveritar me u kompensua  posti i Kryeparlamentarit. Nuk është shumë e shëndetshme edhe për institucionin e Kuvendit forma dhe mendësia se si Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon Kryeparlamentarin dhe për një periudhë të shkurtër kohore pra 1 vjeçare ta rikthejë sërish këtë post” tha Bulliqi për Gazeta Blic.

Gjatë pasdites së sotme LDK dhe LVV do të mbajnë takimin e radhës me prezencën e ambasadorëve të  QUINT-it dhe ambasadores e BE-së në Kosovë Natalia Apostolova.

Ndërsa nga LDK-ja vazhdimisht janë shprehur se posti i kryeparlamentarit duhet t’u takojë atyre në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Të ngjashme