VV-ja shpenzoi mbi 1 milion e 300 mijë euro në fushatat zgjedhore të vitit 2021

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Mbi 1 milionë euro e 300 mijë euro i ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje në fushatat zgjedhore të vitit 2021, thotë raporti i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë ky subjekt politik të hyra për fushata i ka pasur mbi 352 mijë euro.

Gjatë vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet nacionale si dhe zgjedhjet lokale, ku kishte edhe balotazh në shumicën e komunave.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fushatës zgjedhore kishte mbi 362 mijë euro shpenzime të fushatës, ndërkaq të hyra për fushatë mbi 135 mijë euro.

E Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pasur shpenzime të fushatës mbi 751 mijë euro, ndërkaq të hyra për fushatë rreth 300 mijë euro.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kishte mbi 310 mijë euro shpenzime të fushatës – të hyra të fushatës nuk ka të raportuara. 

Të ngjashme