VV-ja tërheq ndryshimet në Kodin e Procedurës Penal, opozita kundërshton

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 11:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka kërkuar tërheqjen e plotësim ndryshimit lidhur me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Këtë veprim e ka kundërshtuar opozita, raporton Ekonomia Online.

“E kemi shqyrtuar kërkesën e MD dhe kemi marr dy vendime që të miratojë në parim Projektligjin, që ta procedojë në procedura të përshpejtuara. Unë konsideroj që komisioni e ka përmbushur përgjegjësinë e vetë dhe konsideroj që sot është e rëndësishme që të shqyrtohen dhe konsideroj që të votohet projektligji për plotësim ndryshim. Vendimi i dytë që ka marr komisioni për ta trajtuar me procedurë të përshpejtuar dhe duke qenë që kryesia nuk e kishte caktuar datën e seancën ne sot e tërheqim kërkesën për shqyrtim”, u shpreh ai.

Por për këtë ka reaguar Abelard Tahiri, se kërkojnë një koordinim dhe harmonizim më të mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe mazhorancës në Kuvend.

“Pavarësisht pse jemi opozitë jemi pajtuar që kjo të vij në seancë dhe të trajtohet me urgjencë, pasi që është e rëndësishme, e keni plot gojën për të fol për kriminelët e luftës, t’i vendosni para drejtësisë nuk po mundeni dhe në raste të tilla kërkojeni një koordinim më të mirë dhe situata të tilla janë të panevojshme”.

Edhe shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi tha se është e pa kuptimtë tërheqja e VV-së, duke thënë se e përkrahin në procedurë të përshpejtuar.

“E përkrahim në procedurë të përshpejtuar të kalojë ky ligj, dhe këtu kemi pasoja se dy shtetas të Kosovës të vrarë dëme të mëdha njerëzore e materiale”

Po ashtu edhe shefi i GP-së së AAK-së Besnik Tahiri, pati kritika për këtë veprim të VV-së.

“Ne kemi trajtuar temën dhe kemi thënë se ndryshimi i dy neneve e ndihmon të drejtën dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së në Kosovë dhe tani vijmë në një situatë që pas fjalimit të kryeministrit lidhet me përfaqësuesit e UNMiKU-t e që nuk është diskutuar në Komision dhe as në Kryesi dhe e kemi mbështet dhe nuk e kuptojmë që me e qitë para aktit të kryer me tentua me ndryshua dhe me tërheq në procedurë”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme