VV-ja vë kushte: Kush do koalicion me ne, veç me Albinin Kryeministër

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Duke qenë në pritje të shpërbërjes së Kuvendit, dhe shpalljes së zgjedhjeve partitë politike në Kosovë kanë filluar të shprehin opsionet për koalicione. Vetëvendosja, e bën të ditur edhe njëherë se me këdo që do t’i bashkojë forcat, Albini do të jetë kandidat për kryeministës.


Anëtari VV’së, Avni Zogiani, ka përsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti me kushtin që Albin Kurti të jetë kryeministër.

Të gjitha ato parti që dëshirojnë koalicion me Vetëvendosjen, sipas tij, duhet ta kenë të qartë se posti i kryeministrit i takon vetëm Albin Kurtit.

“Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme