“VV ka 30 mijë anëtarë, në zgjedhje morën pjesë vetëm 30%”

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 00:08 | Nga

Ish-aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Teutë Rrusta, ka kritikuar partinë se po vonon numrin e anëtarëve të cilët morën pjesë në zgjedhjet e sotme për kryetar.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 30 mijë anëtarë, por në zgjedhje beson se nuk morën pjesë as 30 për qind e tyre.

“Për, kundër, abstenim dhe të pavlefshme janë vlera që kanë kuptim kur dihet tërësia prej të cilës derivojnë. Lëvizja ka rreth 30000 anëtarë. Sa prej tyre kane votuar?”, ka pyetur Rrusta.

“Vonesa në publikimin e të dhënave ma konfirmoi shqetësimin e shumë aktivistëve që sot më telefononin. Sipas tyre, numri i daljes është nën 30%. Lufta e shpikur nuk mobilizon aktivistë politikë. Kjo është edhe një dëshmi më tepër që Lëvizja ka pasur organizatë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme