VV kërkon nga PAN-i që ta propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 15:07 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje edhe një herë koalicionit PAN që ta propozojnë emrin e kandidatit për kryetar dhe të mos i bllokojë institucionet.

Deputeti i LVV-së, Ismail Kurteshi, ka thënë për Zërin se koalicioni PAN duhet ta propozojë kandidatin e tyre, të mos i bllokojnë institucionet dhe të mos manipulojnë me vullnetin e qytetarit.

“Çfarëdo përpjekje për ti bllokuar institucionet është një destruktivitet i paparë dhe një veprim krejt i paarsyeshëm. PAN le të propozojnë emrin e kandidatit. Nëse kalon kalon nëse nuk kalon ta propozojnë dikë tjetër dhe pastaj të ecet përpara sepse nuk kemi kohë që të presim derisa njerëz që nuk ia kane fituar votat të realizojnë synimet e sëmura. Në forma të paarsyeshme dhe të paqëndrueshëm mundohen që edhe një herë të manipulojnë me vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

Por se a do të marrë pjesë VV në takimin e të mërkurës me kryetarët e grupeve parlamentare Kurteshi tha se akoma nuk kanë marrë vendim përfundimtar, pasi sot nuk e dimë se a do te marrim pjesë apo jo.

Të ngjashme