VV: Të hetohen ata që nënshkruan Marrëveshjen e 26 gushtit 2015

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 13:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë shtypi të dielën, mbështeti raportin e hartuar nga Komisioni i ri qeveritar, të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Në këtë konferencë në të cilën folën deputetët Ali Lajçi dhe Arbërie Nagavci, po ashtu u kërkua që personat e përfshirë në marrëveshjen e 26 gushtit 2015, të hetohen nga Prokuroria.

Duke qenë se raporti i hartuar nga Komisioni që udhëhiqet nga z. Bulliqi ka nxjerrë konkluzionin që thotë: “Si rezultat i të gjitha këtyre të gjeturave në punën e ish – Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Komisioni ynë konstaton se: vija kufitare në Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi (Vjenë, 26 gusht 2015), nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish – Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës “, marrëveshja e pretenduar për shënimin e vijës kufitare nuk duhej të vinte fare në Kuvend.

Ajo marrëveshje, përmbajtja e saj, personat e përfshirë në atë komision, si dhe përfaqësuesit politikë, pra nënshkruesit e asaj marrëveshjeje me 26 gusht 2016 në Vjenë aktualisht duhet të ishin para një procesi gjyqësor për cenimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Në këto kushte ne i bëjmë thirrje prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që të nisë sa më parë hetimet për këtë rast tejet të rëndë dhe të paprecedentë.

Po ashtu i bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit, anëtarëve të saj, veçanërisht atyre që vijnë nga ish – qeveria që jashtëligjshëm në të kaluar e kanë mbështetur marrëveshjen e 2015 të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant të cenimit territorial te Kosovës.

Komisioni Qeveritar i drejtuar nga prof. Shpejtim Bulliqi ka dhënë material të mjaftueshëm për të vërtetuar shqetësimet e dyshimet e bazuara të qytetarëve anekënd Kosovës përgjatë vitit 2015-2016 si dhe deputeteve që e kundërshtuan atëbotë.

Po ashtu, është e pakuptueshme se si një kryeministër edhe pas konkluzioneve të këtij raporti e sjell ne Kuvend në vend se ta dorëzoj në Prokurori këtë raport dhe te gjeturat e tij.

Ne dhe njëherë përsërisim, ne jemi për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shtet mik i Kosovës, por nuk jemi për të cenuar asnjë centimetër te territorit të vendit tonë.

Shënimet e sakta janë, vlerësimi i saktë po ashtu nga ekspertet ekziston, qeveria duhet t kryejë detyrën dhe te fillojë bisedimet me Malin e Zi për ta korrigjuar atë çfarë ka ndodhur.

VV kërkon të nisin bisedimet me Malin e Zi për korrigjimin e kufirit

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të nisë diskutimet me Malin e Zi për të korrigjuar gabimin që ka ndodhur në shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Arbërie Nagavci përmes një konference për media ka thënë se Komisioni për demarkacion me Malin e Zi në krye me Shpejtim Bulliqin kanë treguar gabimet që janë bërë nga ish-komisioni i kaluar, raporton Ekonomia Online.

“Ish-komisioni ka bërë shkelje të të Drejtës ndërkombëtare. Si rezultat i gjithë këtyre të gjeturave në ish punën e komisionit, komisioni ka treguar se vija kufitare mes dy shteteve nuk është në përputhje në vijën administrative. Pas këtyre gjetjeve zyrtare, marrëveshja e pretenduar për shënjimin e vijës kufitare nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend”, tha Nagavci.

Ajo po ashtu tha se të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes në Vjenë, në gusht të vitit 2015, do të duhej të dalin para një procesi gjyqësor.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror i nënshkruar në Vjenë, personat dhe nënshkruesit e asaj marrëveshje do të duhej të ishin para një procesi gjyqësor për shkak të cënimit të vijës territoriale të Kosovës”, ka thënë ajo.

Pasi që mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do mbahet nesër, dhe parashihet që pikë e rendit të ditës të jetë dërgimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, Nagavci u shpreh se Kryesia nuk duhet të përfshihet në këtë rast flagrant.

“I bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant. E përsërisim se jemi për shënjimin e vijës kufitare por nuk jemi për të cënuar asnjë centimetër të territorit tonë. Qeveria duhet të nisë bisedimet me Malin e Zi për të korrigjuar atë çfarë ka ndodhur”, pohoi ajo.

Të gjeturat e komisionit të ri të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi kanë bërë të ditur se kufiri ekzitues është zhvendosur 5-6 km në brendësi të territorit të Kosovës, u shpreh Nagavci.

“Sipas të gjeturave të komisionit të ri kufiri i ri ekzistues është zhvendos për 5-6 km në brendi të territorit të Kosovës, Raporti i ri paraqet një varg problemesh për të cilën kanë kaluar negociatat dhe pasaktësi”.

“Komisioni i ri i drejtuar nga Bulliqi ka dhënë material të mjaftueshëm për të zbuluar dhe hedh në pah para publikut shkeljet e këtij komisioni”.

Po ashtu edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi tha se çdo tentim për ratifikimin e kësaj marrëveshje është gabim.

“Lëvizja Vetëvendosje mban qëndrimin e njëjtë për shkak të argumenteve të fuqishme që ka qëllim të mbrojë territorin e Republikës, çdo tentim për ta ratifikuar këtë marrëveshje është gabim”, ka thënë Lajçi.

“Me votën e qytetarëve të lirë, me votën e deputetëve, me votën e lirë të tyre nuk mund të kalojë ky demarkacion”.

Të ngjashme