VV kërkon të zbatohet rezoluta e Kuvendit për aktivistët e dënuar

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 13:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për medie, ka kërkuar që të nisë zbatimi rezolutës që është miratuar në Kuvend lidhur me procesin gjyqësor të aktivistëve të VV-së.

Arbërie Nagavci, nga ky subjekt opozitar, tha se vendimi që i ka shpallur të fajshëm aktivistët nuk përmban asnjë fakt.

“Çfarë kemi parë gjatë gjithë kësaj është një përpjekje disavjeçare e pushtetit për të përndjekur aktivistët. Vendimi nuk ka asnjë dëshmi e provë që e dëshmon fajësinë e aktivistëve tanë”, tha Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Nagavci kërkoi qe në seanca e 22 shkurtit e Gjykatës së Apelit, që mbahet për gjykimin e aktivistëve të jetë mundësi edhe e korrigjimit të dënimit të padrejtë dhe politik ndaj po këtyre aktivistëve.

Gjithashtu, ajo foli edhe për kërkesat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës e që duhet të zbatohen menjëherë nga institucionet përgjegjëse dhe të cilat janë.

1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit, nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, përjashtuar rastin e Astrit Deharit që do të hetohet veçmas.

2. Të hetohen dhe të gjenden përgjegjësit në hierarkinë e lartë të Policisë së Kosovës, të përfshirë për inskenimin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit më 4 gusht 2016 dhe për përndjekjen kriminale të aktivistëve të LVV për këtë rast.

3. Të hetohen dhe të merren në përgjegjësi ligjore të gjithë personat përgjegjës në hierarkinë shtetërore, për përndjekjen e aktivistëve të LVV dhe vdekjen e Astrit Deharit.

Ndërkaq deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Liburn Aliu i cili foli për personat përgjegjës që do të duhej të përfshiheshin në hetim dhe që kanë qenë të lidhur kyç në këtë rast.

”Nuk mund të ketë hetim nëse paraprakisht nuk kemi edhe shkarkim të personave përgjegjës në mënyrë që hetimi të jetë i rregullt”, shtoi deputeti Aliu.

Tre aktivistët Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti po mbahen në burg që prej 17 nëntorit të vitit 2017, kurse me ta është dënuar edhe aktivistja Adea Batusha. Ky dënim ka ardhur pasi kishin mbajtur më shumë se 1 vit arrest shtëpiak e paraburgim. Kjo histori e padrejtë e nisur në fundgushtin e vitit 2016 duhet të korrigjohet më 22 shkurt 2018, konsideron VV.

Të ngjashme